Zbardhen detaje të reja për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan, prokuroria: E vrau babai i tij

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 16:37 | Kronikë

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e 29-vjeçarit në

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, që ndodhi të dielën mbrëma.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, për vrasjen dyshohet babai i viktimës, 53-vjeçar, i cili ndodhet ende në arrati.

Prokuroria njofton se ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 19:20, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë sekuestruar tri pushkë gjuetie me leje të skaduara.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar autopsinë e trupit të viktimës, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, as i dyshuari dhe as viktima nuk kanë pasur të kaluar kriminale dhe nuk kanë pasur raste të raportuara të dhunës në familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos