Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, i ka thënë homologut të tij iranian se vendi i tij është i gatshëm të lehtësojë negociatat bërthamore dhe bisedimet e paqes me Izraelin.
Sipas mediave të huaja, ai i bëri komentet sot në një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian.
Në një deklaratë, Presidenca turke tha: “Presidenti Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndërmarrë një rol lehtësues për t'i dhënë fund konflikteve sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t'u rikthyer në negociatat bërthamore.”
Turqia ka organizuar gjithashtu bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, në Stamboll, raporton A2 CNN.
Kujtojmë se ditët e fundit konflikti mes Izraelit dhe Iranit është ‘ndezur’ në nivele të papara më parë, teksa të dy vendet kanë sulmuar njëri-tjetrin me raketa, dronë dhe avionë luftarakë. (A2 Televizion)