Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar zgjerim të ndalimeve e deportimeve të emigrantëve rreth vendit, teksa protestat kundër politikave të tij vijojnë. Në një postim në rrjetin social truth, ai u kërkoi agjencive federale të bëjnë gjithçka munden për të realizuar programin për deportimin masiv më të madh në histori, shkruan A2 CNN.
Ai përmendi Los Anxhelosin, Cikagon dhe Nju Jorku si shënjestra specifike. Këto qytete janë mes atyre ku kanë shpërthyer protestat e mëdha, kundër bastisjeve të zhvilluara ndaj emigrantëve pa dokumente që prej 6 qershorit. Trump po përballet me sfida ligjore dhe kritika të ashpra lidhur me reagimin ndaj protestave, veçanërisht pas mobilizimit të ushtrisë.
Teksa njoftoi zgjerim të deportimeve, ai tha se kishte udhëzuar të gjithë administratën të angazhojë çdo resurs të mundshëm për një përpjekje të tillë. Në fundjavë, lëvizja kundër politikave të Trump “No kings” demostroi në qytete si Los Anxhelos e Nju Jork. Demonstratat përkuan edhe më një paradë ushtarake në Uashington për 250 vjetorin e ushtrisë amerikane e mbajtur në ditëlindjen e 79 të presidentit. Një person mbeti I vrarë gjatë një marshimi në Utah. (A2 Televizion)