Konflikti me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 21:14 | Bota

Konflikti me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër Iranit.

Sipas mediave të huaja, në një videomesazh të ndarë nga zyra e tij, Netanyahu falënderoi Trumpin për “mbështetjen që SHBA-të na kanë ofruar në mbrojtjen e qiejve të Izraelit”.

Ai tha se të dy udhëheqësit kanë folur rregullisht, përfshirë një bisedë “shumë të ngrohtë” mbrëmë, shkruan A2 CNN.

“Dua të falënderoj Presidentin Trump për mbështetjen”, tha udhëheqësi izraelit, ndërsa theksoi se Izraeli po “godet rëndë regjimin e Ajatollahëve” pasi dëmtoi objektet bërthamore, raketat dhe “simbolet e pushtetit” të Iranit.

Trump më parë nuk pranoi të thoshte nëse ka marrë një vendim për ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Iran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos