All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kreu i OKB-së kundër Trump: Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë në konfliktin Izrael-Iran mund të ketë pasoja

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 19:49 | Bota
All - Paragraf - 1

Kreu i OKB-së kundër Trump: Çdo ndërhyrje ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje kundër “ndërkombëtarizimit të mëtejshëm” të konfliktit Iran-Izrael.

All - Paragraf - 3

“Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, tha ai në një deklaratë sot, shkruan A2 CNN.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po përgatitet të përdorë asetet ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane.

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, tha Trump sot në lidhje me mundësinë e veprimeve të SHBA-së kundër Iranit.

All - Paragraf - 6

Kujtojmë se edhe brenda Kongresit Amerikan janë të ndarë lidhur me çështjen nëse SHBA duhet të ndërhyjë ose jo në konfliktin Izrael-Iran.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos