Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
Sipas burimeve në Elize, Macron "theksoi shqetësimin e tij për përshkallëzimin, me bombardimet izraelite që godasin gjithnjë e më shumë objektiva që nuk lidhen me programin bërthamor dhe të raketave balistike të Iranit, dhe një numër në rritje të viktimave civile në Iran dhe Izrael.
Macron theksoi se ishte "urgjentisht e nevojshme t'i jepet fund këtyre operacioneve ushtarake që paraqesin kërcënime serioze për sigurinë rajonale". (A2 Televizion)