All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Krime lufte për 28 ditë”, Erdogan kërkon konferencë ndërkombëtare për Gazën

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 10:53 | Bota
All - Paragraf - 1

“Krime lufte për 28 ditë”, Erdogan kërkon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti edhe njëherë thirrjen për vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

All - Paragraf - 3

Gjatë një konference që u zhvillua në Astana të Kazakistanit, lideri turk u shpreh se në Gaza prej 28 ditësh janë duke u kryer krime kundër njerëzimit.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë atë brutalitet që kemi parë prej 7 tetorit. Në Gaza janë duke u kryer krime kundër njerëzimit prej 28 ditësh tashmë”, tha Erdogan.

Mes të tjerash, presidenti turk hodhi dhe idenë për organizimin e një konference ndërkombëtare paqje, për t’i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Palestinë.

All - Paragraf - 6

Erdogan zbuloi gjithashtu se, deri në këto momente, Ankaraja ka dërguar më shumë se 10 avionë me ndihma humanitare për Gazën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos