All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Konkluzionet e samitit të NATO, përcaktohet rruga pa kthim e Ukrainës në aleancë, avionë dhe armë

Nga Xhevahir Qardaku
11 Korrik 2024, 10:36 | Bota
All - Paragraf - 1

NATO vulos dy garanci të forta për Ukrainën: Rrugën e pakthyeshme tashmë për anëtarësimin në aleancë dhe më shumë ndihma ushtarake e financiare. Këto janë pjesë e konkluzioneve të samitit të NATO-s në Uashington për 75 vjetorin e krijimit të bllokut të fuqishëm. Por ende nuk është përcaktuar një hartë kohore për pranimin e Ukrainës në aleancën me 32 vendeve anëtare. 40 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të Kievit deri në vitin e ardhshëm, përfshirë këtu avionët e luftës F-16 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

“Ne po shtojmë numrin e avionëve të luftës për Ukrainën. Morën një vendim për marrjen e 5 sistemeve të tjera Patriot dhe dhjetëra sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte përgatitja e ushtrive të NATO-s për përballje të mundshme me armiqtë, mes tyre, Rusia.

“Për parandalimin e sulmeve dhe mbrojtjen, ne kemi dislokuar forca të gatshme luftarake në krahun lindor të NATO -s, kemi vënë në zbatim planin më të plotë të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë. Dhe tani kemi mbi 500,000 forca në gatishmëri të lartë në aleancë. Ne vendosëm të adaptojmë strukturën komanduese të NATO -s, të përmirësojmë sistemet tona të integruara të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe të shkojmë më tej në shumë prej planeve të mbrojtjes me aftësitë e nevojshme, e gjithë kjo është bërë e mundur nga rritja historike në investimet e mbrojtjes në të gjithë aleancën”, u shpreh Kjens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO.

All - Paragraf - 3

Ai shtoi se mbështetja për Ukrainën nuk është bamirësi, por në interesin e aleancës që të garantojë sigurinë në Europë dhe botë. Stoltenberg sinjalizoi se NATO mund të fusë dhe Kinën në listën e vendeve armike.
JENS.

“Kina ofron pajisje me përdorim të dyfishtë, mikroelektronikë, shumë mjete të tjera që po i mundësojnë Rusisë të ndërtojë raketa, të ndërtojë bomba, të ndërtojë avionë, të ndërtojë armët që po përdor për të sulmuar Ukrainën. Dhe fakti që kjo është thënë qartë tani dhe pranuar nga të gjithë aleatët e NATO-s, është një mesazh i rëndësishëm për Kinën dhe natyrisht, ne theksojmë se nuk mund të vazhdojë kështu”.

Ndër vendimet e marra për Ukrainën është dhe krijimi i qendrave trajnuese për ushtarët që përballen me Rusinë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos