Kosova në KiE, Rusia: Turp! Vendet njohëse të përçarë në votime

Nga Erjon Dervishi
19 Prill 2024, 11:47 | Bota

Kosova në KiE, Rusia: Turp! Vendet njohëse të

Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës.

“Vota në favor të Kosovës ishte një siklet për Asamblenë e KiE, e cila konfirmoi përkushtimin e saj për zhvlerësimin e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërmjet shteteve në Evropë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në reagim, Zakharova theksoi se “nuk ka pasur unanimitet” mes deputetëve, “madje edhe ndërmjet delegacioneve të vendeve që në një moment e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, situatë që Moska e konsideron pozitive.

“Kjo tregon se ka ende shtete në kontinent, të afta për t'iu rezistuar mbështetësve të pamenduar të “projektit të Kosovës” dhe linjës së tyre joparimore”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos