Kostoja 900 milionë euro, suedezët zhvendosin Kishën historike të Kirunës për 5 km

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 18:45 | Bota

Qeveria suedeze po e zhvendos kishën prej druri në Kiruna, në veri të vendit, në një vend të sigurt, rreth 5 kilometra nga vendi ku u ndërtua në vitin 1912, për ta mbrojtur atë nga fundosjet.

Operacioni mbresëlënës filloi të martën dhe pritet të përfundojë brenda dy ditësh. Zhvendosja po ndiqet nga një distancë e sigurt nga një turmë e madhe njerëzish nga Kiruna dhe qytete të tjera suedeze, dhe po transmetohet edhe në internet.

Kostoja 900 milionë euro, suedezët zhvendosin Kishën historike

Arsyeja e zhvendosjes është zgjerimi i aktivitetit minerar në zonën ku ndodhet kisha. Meqenëse ligjet suedeze nuk lejojnë që minierat të ekzistojnë nën zonat e banuara, e vetmja zgjidhje ishte zhvendosja e kishës. Siç shpjegon BBC, qendra e vjetër e qytetit është në rrezik nga çarjet e shkaktuara nga minierat e hekurit që kanë vazhduar për më shumë se një shekull.

Ndërtesa, e ndërtuar tërësisht nga sekuoja, u ngrit me kujdes nga toka dhe u ngarkua në platforma speciale. Është 35 metra e lartë, 40 metra e gjerë dhe peshon 672 ton.

Kostoja 900 milionë euro, suedezët zhvendosin Kishën historike

Sfida më e madhe me të cilën u përballën inxhinierët ishte përgatitja e rrugëve për transportin e kishës. Ato kërkonin zgjerim, heqje të përkohshme të ndriçimit rrugor dhe madje edhe shembjen e një ure. Por sfida ishte edhe mirëmbajtja e pjesës së brendshme, e cila është ngjitur në mure.

Shpejtësia maksimale e lëvizjes është 500 metra në orë. Udhëtimi filloi me bekimin e vikarit Tjarnberg dhe peshkopit vendas Nyström.

Kostoja 900 milionë euro, suedezët zhvendosin Kishën historike

Kostoja e zhvendosjes, e cila mbulohet nga kompania LKAB, e cila zotëron minierat, pritet të kalojë 10 miliardë korona suedeze (rreth 900 milionë euro).

Kostoja 900 milionë euro, suedezët zhvendosin Kishën historike

Kisha nuk është ndërtesa e parë që zhvendoset në Kiruna për shkak të minierave, ndërsa ka të tjera që janë shembur dhe rindërtuar nga e para në një vend të sigurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos