All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kremlini: Reagimi i perëndimit për vdekjen e Navalny i neveritshëm, nuk dëmtojnë Putin

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 13:11 | Bota
All - Paragraf - 1

Kremlini: Reagimi i perëndimit për vdekjen e Navalny i

Kremlini zyrtar ka reaguar ashpër pas akuzave që kanë ardhur në drejtim të Rusisë, që e lidhin atë drejtpërdrejtë me vrasjen e opozitari Alexei Navalny. Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se reagimi i Perëndimit është i papranueshëm, por shton se deklaratat e urrejtjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk do të dëmtojnë Presidentin Vladimir Putin.

All - Paragraf - 3

"Ne e konsiderojmë krejtësisht të papranueshme që të bëhen deklarata të tilla të neveritshme," u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov .

“Këto deklarata, natyrisht, nuk mund të shkaktojnë asnjë dëm për kreun e shtetit tonë”, shtoi Peskov.

Ai thekson se hetimi për vdekjen e Navalny po vijon dhe po kryhet në përputhje me ligjin rus.

All - Paragraf - 6

I pyetur se si reagoi Putin ndaj lajmit për vdekjen e Navalny, Peskov tha: "Nuk kam asgjë për të shtuar". (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos