Kremlini zbulon planin, kur mund të zhvillohet takimi Putin-Zelensky?

Nga Erjon Dervishi
25 Korrik 2025, 14:29 | Bota

Një takim në nivelin më të lartë midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskit mund dhe duhet të vendosë një pikë përfundimtare mbi zgjidhjen e konfliktit ukrainas, shkruan A2 CNN. Kështu është shprehur zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, në një konferencë për shtyp.

“Një takim në nivelin më të lartë mund dhe duhet të vendosë një pikë përfundimtare mbi zgjidhjen e konfliktit dhe të konfirmojë modalitetet dhe marrëveshjet që do të zhvillohen gjatë punës së ekspertëve. Të punosh në anën tjetër thjesht nuk është e mundur. A mund të përfundojë një proces kaq kompleks brenda 30 ditësh? E vështirë”, vlerësoi zëdhënësi i Kremlinit. Megjithatë Peskov theksoi se një takim mes liderëve deri në fund të muajit gusht është i pamundur.

Ai vuri në dukje se qasjet e Rusisë dhe Ukrainës ndaj projekt-memorandumit janë diametralisht të kundërta dhe vështirë se do të harmonizohen brenda natës. “Aktualisht, qasjet ndaj projekt-memorandumeve, të cilat palët shkëmbyen gjatë raundit të dytë të negociatave në Stamboll, janë diametralisht të kundërta. Është e vështirë të pritet që ato të mund të konvergojnë të gjitha menjëherë. Kjo do të kërkojë një punë diplomatike shumë komplekse”, theksoi Peskov.

Më herët, siç raportoi agjencia RBC-Ukrainë, Vladimir Zelensky deklaroi se ka përparim drejt mbajtjes së një takimi me Presidentin Putin. “Ne gjithmonë e ngremë publikisht çështjen e një takimi në nivel udhëheqësish. Dhe tani ata kanë filluar të flasin për këtë në bisedën tonë. Ky është tashmë një hap përpara drejt një formati të caktuar të takimit”, tha ai.

Sakaq, të paktën tre persona humbën jetën ndërsa një shpërthim i fuqishëm shkatërroi pjesërisht një ndërtesë banimi 10-katëshe në Saratov, Rusi, në rajonin e lumit Vollga. Videot e publikuara nga Ministria e Emergjencave e Rusisë dhe të postuara në mediat sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit, personelin e emergjencës që përpiqet të gjejë të mbijetuar nën rrënoja dhe dëshmitarët që mblidhen në vendin e katastrofës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos