Amerika kërkon pezullimin e Spanjës nga NATO, për shkak të përplasjeve për luftën në Iran. Këtë e raporton agjencia Reuters, duke cituar një email të brendshëm të Pentagonit. Shtetet e Bashkuara kërkonin që aleanca të marrë masa kundër aleatëve.
Ndër opsionet që po shqyrtohen, sipas Reuters, është mundësia e rishqyrtimit të qëndrimit të SHBA-së në lidhje me pretendimin britanik ndaj Ishujve Falkland.
Opsionet janë të detajuara në një memo që shpreh zhgënjimin për hezitimin ose refuzimin e supozuar të disa aleatëve për t'i dhënë ushtrisë amerikane të drejtat e aksesit, vendosjes së bazave dhe fluturimit për luftën kundër Iranit. I pyetur në lidhje me zbulimin ekskluziv nga Reuters, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nuk u duk i shqetësuar. (A2 Televizion)