Kriza politike në Francë, qeveria i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga Erjon Dervishi
17 Janar 2025, 10:32 | Bota

Duket se kriza politike nuk ka mbaruar ende në Francë. Kryeministri i ri i Francës, François Bayrou i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlamentin francez. Qeveria e tij e qendrës së djathtë kishte siguruar mbështetjen e opozitës së majtë socialiste. Ndryshe nga partnerët e tyre në të majtë, duke përfshirë të Gjelbërit dhe Komunistët, shumica e deputetëve socialistë nuk e tërhoqën besimin e tyre ndaj qeverisë së Bayrou.

Bayrou, kabineti i të cilit nuk ka shumicën parlamentare, mund të mbështetet gjithashtu tek socialistët për projektet e ardhshme - dhe kështu të shmangë varësinë nga nacionalistët e krahut të djathtë të Marine Le Pen, transmeton A2 CNN.

"Mocioni i mosbesimit që paraqitët, zoti Bompard, ka një kuptim: 'Ne duam që konfrontimi të mbetet mes njerëzve. Ajo që po thoni është 'Ne nuk duam të mbetemi' - kjo është ajo që thotë mocioni juaj i mosbesimit. 'Ne nuk duam të dalim nga një frymë konfrontimi dhe të praktikojmë dialogun, negocimin, ndërtimin e një të ardhmeje që duhet ta ndërtojmë së bashku'. Kjo është arsyeja pse vendet që po bëni thirrje për mbështetje janë plotësisht bosh”, u shpreh kryeministri i Francës, Francois Bayroi, shkruan A2 CNN.

Paraardhësi i tij Michel Barnier u refuzua nga i gjithë kampi i majtë në Francë. Vetëm nacionalistët e djathtë e toleruan kabinetin e tij të pakicës. Kur fraksioni i Le Pen tërhoqi besimin tek qeveria në mosmarrëveshjen mbi buxhetin e planifikuar shtrëngues, ata dhe opozita e majtë rrëzuan Barnierin pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Udhëheqësi socialist Olivier Faure paralajmëroi se qeveria nuk do të mbështetet pa kushte. Por situata e tensionuar botërore ka nevojë për një Evropë si një forcë balancuese. Franca nuk mund të rrëshqasë në duart e ekstremistëve të djathtë. Por brenda kampit të tyre politik, socialistët kohët e fundit janë vënë nën presion për shkak të konsideratave të tyre për tolerimin e qeverisë së qendrës së djathtë. Bayrou u kishte bërë lëshime socialistëve për çështje të tilla si pensionet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos