Kryeministrja Meloni: Italia e gatshme për të konsoliduar dialogun SHBA-Europë

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 14:45 | Bota

Kryeministrja Meloni: Italia e gatshme për të konsoliduar dialogun

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se është e gatshme të përmirësojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Evropës.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë për rrjetin social ‘X’, Meloni tha: "Italia do të jetë gjithmonë e përkushtuar për të konsoliduar dialogun midis SHBA-së dhe Evropës, si një shtyllë thelbësore për stabilitetin dhe rritjen e komuniteteve tona".

Meloni është një nga mbështetësit më të fortë të Trumpit në Evropë dhe ishte në mesin e një grushti liderësh botërorë që morën pjesë në inaugurimin e tij.

Ajo duket se po e pozicionon veten si një urë lidhëse midis administratës Trump dhe BE-së, shkruan A2 CNN.

Meloni dhe Trump darkuan në Mar-a-Lago në fillim të këtij muaji, ku ai tha se liderja italiane "e kishte ‘pushtuar’ vërtet Evropën".

Kujtojmë se Meloni ishte e vetmja lidere e Europës që u shfaq në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump dje dhe që shkrepi fotografi me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos