Kryetari i Parlamentit të Libanit i quan sulmet izraelite “krim lufte të mirëfilltë”

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 18:40 | Bota

Kryetari i Parlamentit të Libanit i quan sulmet izraelite “krim lufte
Kryetari i Parlamentit të Libanit ka dënuar sulmet e fundit të Izraelit si një “krim lufte të mirëfilltë”, ndërsa Bejruti është goditur nga sulmi më i madh, vetëm disa orë pasi ishte arritur një marrëveshje armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit.

Nabih Berri tha se sulmet shënjestruan periferitë jugore të Bejrutit, zona të gjera të Luginës Bekaa, Malin e Libanit, Sidonin dhe disa fshatra në jug të Libanit, duke shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e qindra civilëve në lagje me dendësi të lartë popullsie.

“Krimi i sotëm është një provë serioze për komunitetin ndërkombëtar dhe një sfidë e hapur ndaj të gjitha ligjeve, normave dhe konventave ndërkombëtare, të cilat Izraeli i shkel përmes shënjestrimit të vazhdueshëm të civilëve,” tha Berri.

Ai u bëri thirrje liderëve politikë, fetarë dhe civilë të Libanit që “të bashkohen në solidaritet” me viktimat, ndërsa vendi vazhdon të përballet me atë që ai e përshkroi si “brutaliteti i makinerisë izraelite të vrasjes në luftën e saj të shfarosjes kundër Libanit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos