
Pas raportimeve për një sulm izraelit në zonën e at-Tirit, që dëmtoi një automjet me dy gazetare nga media lokale Al-Akhbar, zhvillimet e fundit konfirmojnë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Sipas National News Agency, ekipet e International Committee of the Red Cross kanë arritur të lokalizojnë dhe të ndihmojnë njërën prej gazetareve, Zeinab Faraj, e cila raportohet të ketë mbetur e plagosur në gjendje të moderuar.
Ndërkohë, përpjekjet vijojnë për të nxjerrë nga vendngjarja kolegen e saj, Amal Khalil, e cila ndodhet ende në zonën e sulmit, e rrethuar nga forcat izraelite.
Më herët, agjencia shtetërore kishte raportuar se një tjetër sulm në rrugën që lidh qytetet At-Tiri dhe Hadatha kishte penguar ambulancat të arrinin në vendin e ngjarjes, duke vështirësuar operacionet e shpëtimit. (A2 Televizion)