"Kulla ndriçon përsëri", Parisi hap dyert e katedrales së Notre-Dame

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 14:18 | Bota

Parisi është gati dyert e Katedrales më të famshme në botë asaj të Notre Dame. Pesë vjet e gjysmë pasi u Katedralja u shkatërrua nga zjarri që shkatërroi majën dhe çatinë e saj, ajo të shtunën do të ndriçojë përsëri.

Katedralja mesjetare 860-vjeçare, një simbol i Francës dhe i Parisit, është restauruar në mënyrë të përpiktë, me një majë të re dhe hark me brinjë, mbështetëset e saj fluturuese dhe gargojlat e gdhendura prej guri u kthyen në lavdinë e tyre të kaluar dhe dekorimet prej guri të bardhë dhe ari shkëlqejnë më shumë se kurrë.

Macron, i cili është dobësuar nga një krizë e thellë politike në vend, do të ketë mundësinë t'i harrojë këto vështirësi kur të mirëpresë Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Princin e Britanisë William dhe dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në një takim luksoz ceremonial me rasten e hapjes së Katedrales. Zyra e Macron dhe Dioqeza e Parisit thanë se erërat e forta do të detyronin festimet të mbaheshin tërësisht brenda katedrales. Macron fillimisht pritej të mbante një fjalim jashtë.

Ndërkohë turistët shprehen të mrekulluar nga ky event.

"Është çmenduri. Dua të them, ne shkuam në Luvër dy ditë më parë dhe, ju shihni këto piktura të shekujve më parë të Notre - Dame. Dhe është shumë surreale ta shohësh atë personalisht. Ne po ecim në të njëjtat rrugë siç po pikturonin këta piktorë të cilët shekuj më parë e shikon të djegur dhe krejt të zezë, por është e mahnitshme ta shohësh të rindërtuar”, tha Amanda Nguyen, Turiste nga SHBA

“Unë e pashë ndërtimin çdo ditë nga dritarja ime, kulla po rrëzohej, po kthehej. E pashë të digjej, e pashë të ngrihej sërish. E kam përjetuar ditë pas dite, duke thënë se një ditë do të përfundojë. Dhe ka mbaruar”, tha Pascal Tordeux, punonjës mirëmbajtje në Katedrale.

Por ka të tjerë të cilët këto shfaqje i shohin të ekzagjeruara.

“Personalisht nuk më intereson shumë, sepse për mua ka gjëra të tjera më të rëndësishme se Notre Dame. Mirë, është një monument historik i Francës dhe i famshëm në mbarë botën. Jam dakord, sigurisht, por pse të bllokohet i gjithë Parisi dhe udhëtarët për këtë? Kjo është ajo që më duket revoltuese. Nuk jam kundër që njerëzit të vizitojnë monumentet tona, përkundrazi na nderon. Por në një moment them ndalo, mjafton, na kanë marrë peng për dy ditë. Unë jam shumë i mërzitur. Jam lodhur nga kjo”, tha Christine Reine, Punonjëse për Zyrën Rajonale të Parisit.

Guri i parë i katedrales u vendos në 1163 dhe ndërtimi vazhdoi për pjesën më të madhe të shekullit të ardhshëm, me restaurim dhe shtesa të mëdha të bëra në shekujt 17 dhe 18. Kisha Katolike tani pret që katedralja të mirëpresë rreth 15 milionë vizitorë çdo vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos