Amerika po shqyrton seriozisht tërheqjen nga NATO. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Donald Trump gjatë një interviste për median Telegraph, ku e quan aleancën atlantike një “tigër letre”, duke nënkuptuar diçka që duket kërcënuese dhe e rrezikshme, por në të vërtetë është joefektive.
“Do të thoja se e ka kaluar fazën e rishqyrtimit”, komentoi Trump në lidhje me anëtarësimin e Uashingtonit në NATO. “Nuk jam ndikuar kurrë nga NATO. Gjithmonë e kam ditur se ata ishin një tigër letre, dhe Putini e di këtë, meqë ra fjala”, shtoi ai.
Pas kritikave të Donald Trump, kryeministri Britanik, Keir Starmer, foli me një ton të prerë duke kundërshtuar presidentin amerikan. “NATO është aleanca ushtarake më efektive nga të gjitha”, theksoi ai.
Më tej, Starmer kundërshtoi dhe përfshirjen në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se nuk është “lufta jonë”. Kryeministri shtoi më tej se Britania nuk do të zgjedhë mes SHBA-ve dhe Europës. (A2 Televizion)