Ndryshojnë objektivat e SHBA-së për shkak të “dështimit strategjik”

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 13:23 | Bota

Ndryshojnë objektivat e SHBA-së për shkak të

Objektivat e SHBA-ve në këtë luftë kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për shkak të mungesës së progresit në disa fronte kryesore, sipas Mohamad Elmasry, profesor në Doha Institute for Graduate Studies.

Duke folur për Al Jazeera, Elmasry tha se Presidenti Donald Trump ishte “mjaft i paqartë” në fillim të luftës, duke paraqitur objektiva “të paqarta dhe ndonjëherë kontradiktore”.

Sipas tij, SHBA-ja ka qenë “duke luftuar që atëherë për të konsoliduar mesazhin”, duke përmendur ndryshimet në diskurs lidhur me çështjen e ndryshimit të regjimit në Iran, arritjen e një marrëveshjeje dhe situatën në Gjirin e Hormuzit, përcjell A2CNN.

“Ata (zyrtarët amerikanë) flisnin në ditët e para për ndryshim regjimi, kjo ishte qartazi një nga synimet kryesore të këtij operacioni,” tha Elmasry. “Tani ata po pranojnë disi se regjimi është aty dhe nuk po shkon askund.”

Ai shtoi se Trump ka ndryshuar qëndrim edhe për mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin, duke deklaruar tani se nuk mendon se ajo është e nevojshme, si dhe për çështjen e hapjes së Ngushticës së Hormuzit.

Retorika, sipas Elmasry, “po ndryshon si rezultat i një dështimi të përgjithshëm strategjik të SHBA-së për të arritur atë që synon në këtë luftë.”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos