Një grua që e quan veten shtrigë, Natalia Malinovskaya, ka gjetur një klientelë të re: burra që luftojnë në lindje të Ukrainës. Ashtu si një numër në rritje rusësh, ata po i drejtohen botës së mbinatyrshmes, në një kohë të mbushur me konflikt dhe pasiguri ekonomike.
Natalia Malinovskaya: “Personat që janë tani në operacionin special ushtarak në Ukrainë po, ata na kontaktojnë, dhe janë shumë.” Në apartamentin e saj të errët në Moskë, Malinovskaya – e cila thotë se i ka trashëguar fuqitë nga gjyshja – ofron shërbime që variojnë nga magjitë e dashurisë deri te mbrojtja nga e keqja. Ajo është bërë gjithashtu një figurë e njohur në televizionet ruse.
Duke demonstruar mënyrën se si zbulon “energjinë negative” mbi shëndetin e një personi, përmes një shkrepëseje të ndezur mbi një gotë, ajo thotë se shumica e klientëve i drejtohen për probleme dashurie – përfshirë edhe ushtarë që shqetësohen për besnikërinë e partnereve të tyre.
1. Natalia Malinovskaya: “Nëse je në luftë dhe një grua të ka tradhtuar, lëre të shkojë dhe harroje.”
Natalia Malinovskaya: “Është e pamundur të kryhet një ritual në front. Ku do të ndiznin qirinj dhe si do t’ua dërgoja unë? Ka kufizime praktike. Zakonisht u them: mund të flas me ju, por kur të ktheheni me leje, ejani të më takoni. Shumë prej tyre kalojnë nga Moska, disa janë tashmë këtu. Kështu që u them gjithmonë: kur të ktheheni nga fronti, dhe nëse kjo është ende e rëndësishme për ju, atëherë ejani dhe do të bëjmë diçka.”
Krishterimi ortodoks, mistika dhe besëtytnitë popullore kanë bashkëjetuar në Rusi për shekuj me radhë – nga periudha cariste, te represioni fetar i epokës sovjetike.
Interesi për të mbinatyrshmen është rritur në periudha krize – si në fundin e Perandorisë Ruse, kur ndikimi i Rasputinit mbi familjen mbretërore shkaktoi zemërim publik, dhe më pas në vitet kaotike pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Sot, ky fenomen po rikthehet sërish. Sipas institutit shtetëror të sondazheve VTsIOM, sfidat gjeopolitike dhe ekonomike të sotme kanë rritur ndjeshëm ankthin, duke nxitur një bum të ri të besimit në mistike.
Një sondazh i publikuar në mars tregon se 85% e rusëve kanë provuar të paktën një praktikë “magjike”. “Në kushte të tilla, sidomos nën hijen e kërcënimeve ushtarake, besimi – pavarësisht formës që merr – shndërrohet në një mekanizëm mbrojtës psikologjik,” thuhet në raport. Ndërkohë, ofensiva shumëvjeçare e Rusisë në Ukrainë ka sjellë pasoja të rënda: krizë njerëzore, dëmtim të imazhit ndërkombëtar dhe rritje të kostos së jetesës.
Gati gjysma e rusëve besojnë se disa njerëz mund të parashikojnë të ardhmen ose të kenë fuqi të mbinatyrshme – një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2019. Kërkesa për objekte si sferat kristalore dhe amuletet mbrojtëse është më shumë se dyfishuar, ndërsa shitjet e kunjave prej druri aspen – që besohet se mbrojnë nga shpirtrat e këqij – janë katërfishuar.
Në një dyqan ezoterik në Moskë, klientët kërkojnë kristale, guida tarot dhe temjan për të pastruar energjinë apo për të sjellë fat të mirë. Yulia Gusanova bashkëpronare Ne u rekomandojmë njerëzve të zgjedhin objekte me gurë natyralë ose diçka që funksionon si mbrojtje pasqyre. Mund t’ju tregoj unaza pasqyre.
I kemi dhe i përdor edhe vetë. Yulia Gusanova: “Sferat e zeza të obsidianit janë shumë të kërkuara. Obsidiani konsiderohet gur mbrojtjeje. Përdoret në praktika magjike dhe shëruese. Në magji përdoret si gur mbrojtës, ndërsa në praktikat shëruese ndihmon në normalizimin e tensionit të gjakut.” Edhe një bar me tematikë voodoo, që ofron lexime letrash, po përfiton nga kjo klimë.
Arina Frants fallxhore “Së pari, njerëzit pyesin për marrëdhëniet. Ato janë tema kryesore. Puna vjen e dyta. Pyetja e tretë më e zakonshme është: kur do të takojnë dashurinë e tyre.” Evgeniya Chassagnard pronare Në rastin tonë, rezultoi që ishim në momentin e duhur. Kishte një rritje të interesit për ezoterizmin në vend.
Njerëzit kishin nevojë për një lloj shpërqendrimi dhe koncepti ynë u përshtat shumë mirë me këtë nevojë. Rikthimi i mistikes ka hasur edhe kundërshtime. Vitin e kaluar, disa ligjvënës propozuan ndalimin e reklamave për shërbime si astrologjia apo shërimi energjetik, duke paralajmëruar për shfrytëzimin financiar të personave vulnerabël.
Natalia Malinovskaya: “Mendoj se do të ishte më mirë të kishte paqe. Unë kurrë nuk kam folur kundër Kishës. Gjithmonë u them njerëzve të shkojnë në kishë.” “Kripën e së Enjtes së Madhe e bëj vetë, në të Enjten e Pastër. Ujin e bekuar e mbledh më 19 janar. Është gjithmonë dita kur mbledh ujë nga shtatë kisha. Kështu më ka mësuar gjyshja dhe kështu kam jetuar gjithmonë.” Kisha Ortodokse Ruse ka reaguar ashpër. Patriarku Kirill ka dënuar ndikimin e “parashikuesve” dhe psikikëve, duke e cilësuar atë si manipulues.
“Ekziston një forcë e errët në parashikim. Nëse mrekullitë lidhen me fuqinë hyjnore, atëherë parashikimi lidhet me një fuqi djallëzore,” është shprehur ai, duke e lidhur fenomenin edhe me satanizmin. Megjithatë, përfaqësues të kishës theksojnë se nuk e shohin këtë fenomen si një garë për besimtarë. “Nuk bëhet fjalë për konkurrencë, sepse kjo do të nënkuptonte një luftë për klientë,” thotë një zëdhënës i saj. (A2 Televizion)