Kush do e sjellë paqen në Gaza? Trump dhe Biden përpiqen të marrin meritat

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 16:50 | Bota

Kush do e sjellë paqen në Gaza? Trump dhe Biden përpiqen të

Presidenti amerikan Joe Biden, dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump u përpoqën të dy të merrnin meritat për armëpushimin e arritur në Gaza, negociatat për të cilin kishin muaj që kishin nisur, por që u shtynë drejt një zgjidhej edhe nga përfaqësuesit e Trump.

Ky i fundit, nxitoi të theksonte rolin e tij në arritjen e ujdisë përmes një postimi në rrjetet sociale. 

“Kjo marrëveshje epike, mund të ndodhte vetëm si rezultat i fitores sonë historike në nëntor, teksa i tregoi të gjithë botës se administrata ime mund të çojë drejt paqes dhe të negociojë marrëveshje për të garantuar sigurinë e të gjithë amerikanëve”, tha Trump. 

Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden, pohoi se ujdia përfundimtare ishte një pasqyrë e kornizës së propozimeve që ai u kishte paraqitur palëve që prej muajit maj.

81 vjeçari qeshi kur një gazetar  e pyeti se cilit do t’i njihet merita për armëpushimin në librat e historisë. “A është kjo një shaka”, ishin fjalët e Biden.

Ai theksoi se plani ishte ideuar dhe negociuar nga ekipi i tij dhe do te implementohej nga administrata e ardhshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos