Kush është 19-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut që po mbahet peng nga Hamasi?

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 19:36 | Bota
Kush është 19-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut që po mbahet
Naama Levy

Mes pengjeve të grupit terrorist të Hamasit është edhe një vajzë nga Shkupi. Naama Levy një 19-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është rrëmbyer më 7 tetor gjatë sulmit që grupi terrorist kreu në Izrael.

Informacionin e ka dhënë Rashel Levy Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

“Zoti Shaul Levy, i cili ka rrënjë maqedonase, më telefonoi dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre për lirimin e mbesës së tij. Ajo është një aktiviste paqeje, por u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza. Ka prova dhe një video të saj”, tha profesor Drummer.

Momenti kur 19-vjeçarja maqedonase futet me forcë në makinë nga ushtarët e Hamas

Familja e saj ka bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar 19-vjeçaren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos