Ish-Presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Nga A2 CNN
18 Maj 2025, 22:19 | Bota

Ish-Presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikohet me kancer në prostatë.

Lajmin sipas mediave të huaja, e ka bërë të ditur zyra e ish-Presidentit, ndërkohë që në vijim priten detaje shtesë mbi shëndetin e Biden.

Biden është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, sipas një deklarate nga zyra e tij personale të dielën dhe sëmundja është përhapur në kocka.

“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u ekzaminua për një nodul të ri në prostatë pasi kishte përjetuar simptoma në rritje të urinimit. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5), me metastaza në kocka,” thuhet në deklaratë, shkruan A2 CNN.

“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj hormoneve, çka mundëson një menaxhim efektiv”, vijon më tej deklarata.

Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij,” thuhet në deklaratë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos