Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka postuar edhe fotografi nga takimi.
Berisha shkruan se gjatë takimit e njohu z. Stephen Harper me atë që ai e cilëson si farsë zgjedhore të 11 majit.
“Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri”, ka shkruar Berisha krahas fotografive, raporton A2 CNN.
Kujtojmë se Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si të manipuluara. (A2 Televizion)