Zyra e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka ndarë tani detajet e diskutimit të tij të parë me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance, që kur ata u përplasën në Zyrën Ovale në shkurt.
Sipas mediave të huaja, gjatë bisedimeve në margjinat e Meshës së inaugurimit të Papës, Zelenskyy e informoi Vance-n për "kushtet jorealiste" të paraqitura nga Rusia gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll, tha zyra e tij.
Dje, u raportua se ndër kërkesa të tjera, Rusia përcaktoi që pesë rajoneve ukrainase t'u jepet njohja ndërkombëtare si pjesë e Rusisë sipas çdo marrëveshjeje, shkruan A2 CNN.
Kjo, dhe delegacioni i nivelit të ulët i Moskës, treguan "mungesën e qëllimit të Rusisë për t'i dhënë fund luftës", tha zyra e Presidentit.
Zelenskyy i tha gjithashtu Vance-s se si “Rusia shkeli armëpushimin që e kishte propozuar vetë”.
Volodymyr Zelenskyy theksoi se e gjithë kjo tregon mungesën e qëllimit të Moskës për t'i dhënë fund luftës dhe pikërisht për këtë arsye sipas tij, nevojitet presion për ta detyruar Rusinë të bjerë dakord për një armëpushim të plotë dhe pa kushte.
Presidenti gjithashtu postoi rrëfimin e tij të takimit në rrjetin social ‘X’. (A2 Televizion)