Leavitt konfirmon: Trump do të takohet me udhëheqës arabë dhe myslimanë në margjinat e samitit të OKB-së

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 19:23 | Bota

Leavitt konfirmon: Trump do të takohet me udhëheqës arabë

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka zbuluar ditën e sotme axhendën e Presidentit Donald Trump për këtë javë.

Sipas mediave të huaja, Leavitt konfirmon se Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nesër në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ajo konfirmon gjithashtu se Trump do të zhvillojë një takim shumëpalësh me udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite, Indonezisë, Turqisë, Pakistanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.

Më herët u tha se këto bisedimet do të përfshijnë mënyra për t'i dhënë fund luftës në Gaza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos