“Me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2026, 21:53 | Kronikë

“Me zemër të thyer”, shkolla në zi për

Shkolla “Leonik Tomeo” ka reaguar pas humbjes së jetës së 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, një prej tre viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur në Manzë.

Në mesazhin e publikuar, shkolla shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit të saj, duke theksuar se humbja e Alvit ka lënë një boshllëk të madh mes mësuesve dhe bashkëmoshatarëve.

“Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi Muhaxhiri”, thuhet në reagimin e shkollës.

Stafi pedagogjik i ka përcjellë ngushëllime familjes së 15-vjeçarit, ndërsa në mesazh shkruhet se kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në shkollën “Leonik Tomeo”.

Alvi Muhaxhiri humbi jetën në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manzë, së bashku me dy të rinj të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos