Pesë presidentë amerikanë janë përballur me vendimin nëse duhet ta sulmojnë ushtarakisht Iranin apo jo, nga Clinton, Bush, Obama, Biden, por pse këtë vendim e mori Donald Trump?
Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në emisionin Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN gazetari Enver Robelli.
Ai u shpreh se rrethanat në Lindjen e Mesme ndryshuan shumë dhe kjo bëri të merret ky vendim. “U shkatërrua Hezbollahu, një instrument i Iranit për të destabilizuar rajonit dhe sulmuar Izraelin; është dobësuar dukshëm Hamasi, pasi sulmeve terroriste kundër Izraelit dhe rënia e regjimit të Asad, ku mund të themi se u shtrua një qilim i kuq drejt Iranit dhe kjo ka qenë një ëndërr i kamotshme e kryeministrit të Izraelit, Netanyahu.
Mendoj se ishte një bashkëpunim me SHBA-të përkundër retorikës në fillim nga Sekretari Rubio, por në fund duket se është një koordinim i drejtpërdrejtë. Qëllimi final është ti hiqet mundësia Teheranit për të prodhuar një armë bërthamore”.
Cili pritet të jetë reagimi i Iranit?
“Mundësi të mëdha nuk ka pasi mbrojtja kundërajrore praktikisht është jo ekzistente dhe instrumentet e sabotazhit nuk janë më siç kanë qenë. Kështu që mund të ketë përpjekje për të bllokuar kanalin e Hormuzit. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike. Irani nuk ka shumë mundësi, por mund të tentojë të krijojë trazira në rajon ose të sulmojë bazat amerikane në rajon. Nuk besoj se do të ketë një pushtim siç ka ndodhur me Irakun, pasi në të kundërt do të ishte katastrofale me të gjithë rajonin”. (A2 Televizion)