Ja kush zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2025, 19:47 | Bota

Ja kush zotëron rezervat më të mëdha të arit në

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord mbi tremijë e nëntëqindetridhjetedy dollarë për ons (tridhjetenjë pikë një gramë) që nga shtatë maji, një rritje prej mbi tetëdhjetetre për qind nga viti i kaluar.

Rritja, e nxitur nga tensionet në rritje gjeopolitike dhe pasiguria ekonomike globale, e ka shtyrë vlerën e një shufre standarde ari (katërqind ons ose dymbëdhjetë kilogramë e katërqind gramë, mbi një milion dollarë për herë të parë, raporton KosovaPress.

BestBrokers shqyrtoi kërkesën e bankave qendrore për ar gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti duke përdorur të dhëna nga Këshilli Botëror i Arit për të identifikuar blerësit dhe mbajtësit më të mëdhenj.

Raporti thekson një divergjencë në rritje në strategjitë e rezervave të bankave qendrore: ekonomitë më të vogla po i përqendrojnë rezervat e tyre në ar si një mbrojtje kundër paqëndrueshmërisë së valutës, ndërsa ekonomitë më të mëdha vazhdojnë të dominojnë në vëllimin absolut.

"Çmimet e arit filluan të rriten vitin e kaluar, pasi si bankat qendrore ashtu edhe investitorët kërkuan asete më të sigurta mes tensioneve gjeopolitike në rritje dhe pasigurisë ekonomike", vuri në dukje BestBrokers.

Rritja ndihmoi që çmimi i arit të tejkalonte tre mijë e katërqind dollarë për ons deri në qershor, duke e bërë atë asetin e dytë më të madh rezervë në botë, duke tejkaluar euron.

Ndër vendet me pjesën më të madhe të arit në rezervat qeveritare, Bolivia kryeson listën. Që nga dhjetori dymijenjëzetekatër, ajo mbante njëzetedy tonë e gjysmë ose nëntëdhjetegjashtë pikë pesë për qind të rezervave të saj totale, me vlerë dy miliardë e treqindeshtatëdhjetë milionë euro.

"Vlen të përmendet se Bolivia nuk ka blerë dhe as shitur ar që nga viti dymijedy", thuhet në raport.

Venezuela është e dyta, me njëqindegjashtëdhjetenjë ton, që përfaqëson rreth nëntëdhjetë për qind të rezervave të saj ose gjashtëmbëdhjetë miliardë e nëntëqindepesëdhjetë milionë euro. Portugalia, me rreth treqindetetëdhjetetre ton, mban rreth tetëdhjetepesë për qind të rezervave të saj në ar - të vlerësuara në dyzet miliardë e dyqindenjëzetekatër milionë euro në prill të vitit dymijenjëzetepesë. Kjo pasqyron një preferencë të gjatë për arin si një ruajtës të qëndrueshëm të vlerës.

Në terma absolutë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet mbajtësi dominues global me tetë mijë e njëqindetridhjetetre tonë e gjysmë me vlerë nëntëqindetetëdhjetepesë miliardë e gjashtëqind milionë dollarë ose tetëqindepesëdhjetepesë miliardë e dyqind milionë euro.

Ari përbën rreth shtatëdhjetenëntë për qind të rezervave totale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pason Gjermania me tre mijë e treqindepesëdhjetenjë ton me vlerë katërqindegjashtë miliardë e njëqind milionë euro dollarë ose treqindepesëdhjetedy miliardë e  katërqind milionë euro - që përfaqëson shtatëdhjetetetë për qind të rezervave të saj. Kina, pavarësisht se mban dy mijë e dyqindenëntëdhjetekatër ton e gjysmë, ajo mban vetëm gjashtë pikë tetë për qind të rezervave të saj në ar. Këto vlerësohen në dyqindedyzetenjë miliardë euro, duke reflektuar një strategji që i jep përparësi diversifikimit në monedha të huaja dhe asete të tjera.

Vendet e eurozonës, përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, mbajtën dhjetë mijë e shtatëqindegjashtëdhjetepesë to e gjysmë në prill ose gjashtëdhjeteshtatë pikë një për qind të rezervave të tyre.

Rezervat zyrtare globale të arit ishin tridhjetegjashtë mijë e dyqindeshtatëdhjetekatër ton, duke përbërë njëzetedy pikë dy për qind të rezervave globale. Në Evropë, Polonia udhëhoqi blerjet e arit në tremujorin e parë të vitit dymijenjëzetepesë, duke blerë dyzetetetë ton, tashmë më shumë se gjysma e totalit prej tetëdhjetenëntë tonësh në vitin dymijenjëzetekatër.

Mbretëria e Bashkuar, në të kundërt, mban treqindedhjetë ton ose vetëm shtatëmbëdhjetë pikë tre për qind të rezervave të saj në ar. Renditet e dyzetedyta në botë për sa i përket zotërimeve të arit, duke nënvizuar një strategji të përqendruar më shumë në asetet financiare dhe monedhat e huaja sesa në ar./kosovapress

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos