Minohet ngushtica e Hormuzit?! SHBA: Irani do të bënte “vetëvrasje” ekonomike

Nga A2 CNN
22 Qershor 2025, 18:58 | Bota

Minohet ngushtica e Hormuzit?! SHBA: Irani do të bënte

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar ashpër Iranin të dielën lidhur me kërcënimet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më strategjike të transportit të naftës në botë. Në deklaratat e tij për mediat amerikane, Rubio theksoi se mbyllja e kësaj ngushtice nuk do të godiste vetëm SHBA-në, por veçanërisht Kinën dhe ekonominë globale.

“Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, qeveria e parë që duhet të zemërohet është ajo kineze, sepse një pjesë e madhe e naftës së tyre kalon përmes asaj rruge,” deklaroi Rubio në një intervistë për CBS News.

Ai theksoi se vendosja e minave apo çdo përpjekje për të bllokuar këtë korridor do të kishte pasoja të rënda për të gjitha vendet që varen nga ky rrugëtim energjetik, shkruan A2 CNN.

“Nëse e minojnë Ngushticën e Hormuzit, kinezët do të paguajnë një çmim të madh, ashtu si çdo vend tjetër në botë. Edhe ne do të ndikohemi, por shumë më tepër do të dëmtohet pjesa tjetër e botës,” tha Rubio.

Në një intervistë për Fox News, Rubio e quajti këtë veprim një akt të “vetëvrasjes ekonomike për Iranin”, duke nënvizuar se SHBA ka “opsione për të reaguar”, nëse situata përshkallëzohet.

“Do të ishte një përshkallëzim masiv që do të meritonte një përgjigje, jo vetëm nga ne, por edhe nga të tjerë,” shtoi ai.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare kyçe për eksportin e naftës nga Gjiri Persik, dhe çdo pengesë në qarkullimin e saj mund të shkaktojë rritje drastike të çmimeve të naftës dhe pasoja të rënda për tregjet globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos