Izraeli dhe Hamasi janë në prag të një armëpushimi mes tyre. Burime pranë grupin negociator në Kajro bërën me dije për Agjencinë e Lajmeve Reuters, se në këto bisedime është bërë një përparim i rëndësishëm. Burimet egjiptiane për Reuters thanë se kishte një konsensus për një armëpushim afatgjatë në enklavën e rrethuar, por ende mbeten disa pika pengese, duke përfshirë armët e Hamasit.
Hamasi ka thënë vazhdimisht se nuk ishte i gatshëm të dorëzonte armët, një kërkesë kryesore e Izraelit.
Më herët, televizioni Al Qahera News, i lidhur me shtetin egjiptian, raportoi se shefi i inteligjencës egjiptiane, gjenerali Hassan Mahmoud Rashad do të takonte një delegacion izraelit të kryesuar nga ministri i çështjeve strategjike Ron Dermer të hënën në Kajro. Burimet thanë se bisedimet në vazhdim përfshinin delegacione egjiptiane dhe izraelite. Ndërmjetësuesit Egjipti dhe Katari nuk raportuan zhvillimet mbi bisedimet e fundit.
Sakaq, palestinezët në Gaza i bënë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të ndalojë luftën në enklavë dhe të lejojë ndihmën humanitare.
Izraeli u përball me akuza për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke refuzuar të lejonte ndihmën në Rripin e Gazës në GJND, në fillim të seancave dëgjimore në Hagë të hënën. Përfaqësuesit e OKB-së dhe palestinezëve hapën seancat dëgjimore në të cilat dhjetëra vende po marrin pjesë gjatë një jave.
Që nga 2 marsi, Izraeli ndërpreu plotësisht të gjitha furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës dhe ushqimet e grumbulluara gjatë një armëpushimi në fillim të vitit pothuajse kanë mbaruar. (A2 Televizion)