
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i drejtohet kombit mbrëmjen e sotme lidhur me luftën në Iran, në një moment kur përballet me presion të shtuar politik dhe rënie të mbështetjes publike.
Fjala e tij do të mbahet në orën 21:00 (me orën lokale), duke shënuar daljen e parë në një adresim të tillë që prej nisjes së konfliktit, më shumë se një muaj më parë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e fjalimit, por ai vjen vetëm disa orë pasi Trump deklaroi se Irani ka kërkuar një ndalim të përkohshëm të luftimeve, ndërsa vetë vendosi kushte që tregojnë pasigurinë mbi ecurinë e konfliktit.
Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për presidentin, me nivelin e miratimit që ka zbritur nën 40%, ndërsa pakënaqësia ka kaluar mbi 50%. (A2 Televizion)