Trump: S’ka marrëveshje me Iranin, të dorëzohen!

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 18:19 | Bota

Trump: S’ka marrëveshje me Iranin, të dorëzohen!

Presidenti amerikan Donald Trump ka përjashtuar çdo mundësi për një marrëveshje diplomatike me Iranin për të vënë në fund konfliktin aktual. “Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kushte,” shkroi Trump në Truth Social.

Ai po ashtu tha se nuk po shqyrton dërgimin e trupave në Iran, duke e quajtur këtë një “humbje kohe”, dhe theksoi se Teherani “ka humbur gjithçka që mund të humbte”.

Në këto momente, lufta ka hyrë në ditën e shtatë, me Izraelin që ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit. Forcat izraelite deklaruan se kanë shkatërruar një bunker nëntokësor që lidhej me liderin suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei, i cili sipas tyre përdorej ende nga zyrtarë të lartë iranianë.

Nga ana tjetër, Irani ka lëshuar raketa drejt Tel Avivit, ndërsa sulmet ajrore izraelite vazhdojnë në Liban kundër Hezbollah.

Deri tani, mbi 700 mijë persona janë evakuuar nga Bejruti, ndërsa rreth 200 raketa janë qëlluar mbi Izrael që nga e shtuna, dhe 150 të tjera nga Libani. Shumica e raketave janë ndërprerë pjesërisht nga ushtria amerikane.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos