Lufta në Ukrainë, Rusia nuk ndal bombardimet në Kharkiv

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 09:08 | Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia nuk ndal bombardimet në Kharkiv

Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në Kharkiv (në verilindje), qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Të dhënat janë bërë publike nga guvernatori rajonal, Oleh Sinekhubov.

“Armiku përdori përsëri taktikën e goditjes së dyfishtë, ndërsa mjekët, ekipet e shpëtimit dhe forcat e rendit janë tashmë në terren”, tha Sinekhubov.

Sipas raporteve fillestare, dy raketa të një sistemi të modifikuar S-300, u lëshuan kundër rrethit Novobavarsky, duke synuar "ekskluzivisht infrastrukturën civile".

Sipas shefit të policisë së Kharkiv, i cili foli për rrjetin televiziv shtetëror Suspilne, u godit një pallat, një ndërtesë trekatëshe dhe një rrobaqepësi.

Kharkiv është tashmë një objektiv pothuajse i përditshëm i bombardimeve ruse. Sulmet vijnë pasi në fillim të këtij muaji, forcat e armatosura ruse nisën një ofensivë tokësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos