Të paktën 21 persona humbën jetën në Indi pasi një autobus që transportonte pelegrinë rrëshqiti dhe u përmbys në një grykë të thellë në një autostradë malore në Kashmirin e kontrolluar nga India.
Një zyrtar tha se 35 pasagjerë u plagosën në aksident dhe disa prej tyre ishin në gjendje të rëndë.
Tragjedia ka ndodhur në rajonin Jammu. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar. (A2 Televizion)