Luftë mes policisë dhe narkotrafikantëve, të paktën 6 persona u vranë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 07:16 | Bota
Luftë mes policisë dhe narkotrafikantëve, të paktën 6

3 policë dhe 3 anëtarë të një klani droge u vranë gjatë përleshjeve të armatosura me njëri-tjetrin në qytetin e Zacatecas, në Meksikë, në aksin më të fundit të dhunës.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Rodrigo Reyes Muguerza, 3 efektivët e policisë ishin duke patrulluar në zonë, kur u sulmuan papritmas nga autorët.

Agresorët janë dy burra dhe një grua të cilët ishin arrestuar nga autoritetet disa javë më parë, por që ishin liruar nga një gjykatës federal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos