Luftë SHBA-Iran? Eksperti paralajmëron situatën pas kërcënimeve

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 10:15 | Bota

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Sokol Kondi duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN tha se ekziston rreziku i një përplasje direkte mes SHBA-ve dhe Iranit. Kondi vuri në dukje se nuk është shaka dërgimi i dy aeroplanmbajtësve më të mëdha nga SHBA në Mesdhe, që për ironi të fatit funksionojnë me energji bërthamore.

Mendoj që nuk është shaka që janë dërguar dy nga aeroplanmbajtëset më të mëdha që SHBA-të zotërojnë, janë dërguar në Mesdhe. Duket se situate në detin përbri Iranit është e komplikuar. S’besoj se janë thjesht për presion diplomatik. Irani nuk më duket se po çedon ndonjë gjë më të madhe nga ajo që kishte çeduar në marrëveshjen e parë. Irani thotë, po jemi dakord për negociata, jemi dakord që të heqim dorë nga qëllimet tona bërthamore, sulmuese, sepse ata pretendojnë që kapacitetet e tyre bërthamore janë vetëm për qëllime civile. Ajo që z.Trump nënkupton me marrëveshje më të mirë nga ajo e administratës Obama, është që Irani të heqë dorë totalisht nga programi bërthamor, qoftë edhe për arsye civile. Ironia është që dy luftëanijet funksionojnë vetëm me energji bërthamore. Nuk kanë armë bërthamore, por funksionojnë me energji bërthamore. Kërcënimi është real për sa kohë që flasim për një luftë, ajo e qershorit të vitit 2025, kur Irani u sulmua fillimisht nga Izraeli dhe pastaj nga SHBA. Për sa kohë sulmi ka ndodhur është rreziku që ai të përsëritet. Aq më tepër që administrata Trump dhe Netanjahu mendojnë që Irani është më i dobësuar se kurrë”, tha eksperti.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos