“Maduro nuk përsëritet”, Fleitz: Ishte rast ekstrem, por Trump është i paparashikueshëm, kundërshtarët të ruhen

Nga A2 CNN
15 Janar 2026, 21:59 | Bota

Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, tha në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se rasti i Maduros nuk ka shanse të përsëritet në vende të tjera.

“Situata e Maduros ishte një rast ekstrem për Shtetet e Bashkuara. Ky ishte një lider narkoterrorist, i cili dërgonte një numër të madh kriminelësh dhe refugjatësh ilegalë dhe bashkëpunonte me Kinën, Rusinë, Kubën dhe Iranin. Në fakt, ai ishte jo popullor në vendin e vet, nuk i fitoi zgjedhjet dhe, për ta thënë të drejtën, ishte i paaftë”, u shpreh Fleitz.

“Fakti që ai ishte i kapshëm nga forcat amerikane tregon shumë. Ju ndoshta e keni parë edhe videon ku ai kërcente në rrugë duke i bërë sfidë presidentit Trump dhe, e them me ndershmëri, ishte dikush që duhej të largohej menjëherë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani me Venezuelën, por presidenti Trump është i parashikueshëm dhe kjo i bën kundërshtarët e tij të ruhen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos