
Pas përfundimit të takimit në Kinë, Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar nga avioni presidencial “Air Force One” liderët evropianë të mbledhur në Berlin për samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”, duke i informuar për bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas agjencisë Bloomberg, e cila citon burime, Trump u ka thënë liderëve se takimi me Putinin në Shenzhen të Kinës shkoi mirë dhe se do të ndihmojë për arritjen e paqes në Ukrainë.
Gjithashtu mediat raportojnë se gjatë telefonatës Trump ka kritikuar fondet shtesë për Ukrainën. Duke folur për takimin me Putinin, Trump tha se presidenti rus ishte “jashtëzakonisht i irrituar” nga sulmet ukrainase ndaj urës së Krimesë, duke e cilësuar këtë reagim “të kuptueshëm”. (A2 Televizion)