Policia e Maldiveve ka arrestuar ministren e Mjedisit, Fathimath Shamnaz Ali Saleem dhe ish-bashkëshortin e saj që dyshohen se kanë kryer “magji të zezë” ndaj presidentit Mohamed Muizzu. Pas zgjedhjes së Muizzu në postin e presidentit, vitin e kaluar, Shamnaz u emërua ministre e Shtetit dhe më vonë u transferua në Ministrinë e Mjedisit.
Autoritetet nuk pranuan të ndajnë asnjë informacion në lidhje me arsyet apo kryerjen e pretenduar të magjisë së zezë. Shamnaz, së bashku me dy individë të tjerë, u arrestua të dielën. Të treve u është caktuar masa e paraburgimit për shtatë ditë. Ajo u pezullua nga detyra sipas Ministrisë së Mjedisit.
Magjia nuk është një vepër penale në Maldive, por mund të rezultojë në një dënim me gjashtë muaj burg, sipas ligjit islamik. Duke besuar se mund të fitojnë favore dhe të mallkojnë kundërshtarët, praktimi i magjisë është i zakonshëm në të gjithë vendin.
Pozicioni i Shamnaz si ministre e Mjedisit është jetik për momentin, pasi Maldivet po përballen me ndryshime klimatike dhe ekspertët po paralajmërojnë se vendi mund të bëhet i pabanueshëm deri në fund të këtij shekulli. (A2 Televizion)