Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, ja sfidat kryesore të 45-vjeçarit

Nga A2 CNN
9 Maj 2026, 16:45 | Bota

Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, ja sfidat kryesore të

Peter Magyar është betuar si kryeministri i ri i Hungarisë, pothuajse një muaj pas zgjedhjeve parlamentare që i dhanë fund 16 viteve në pushtet të Viktor Orban, raporton A2CNN.

45-vjeçari Magyar, i cili kryeson partinë e qendrës së djathtë Tisza, u votëbesua falë premtimeve për ndryshim pas viteve stanjacion ekonomik nën udhëheqjen e Orbanit dhe marrëdhënieve të tendosura me aleatët kryesorë, përfshirë Bashkimin Evropian.

Partia e tij ka një shumicë të madhe parlamentare, duke fituar 141 nga 199 karrige. 

Magyar përballet me disa sfida në detyrën e re, duke përfshirë rivendosjen e marrëdhënieve të Budapestit me BE-në, ringjalljen e ekonomisë dhe përballimin e defiçiti buxhetor.

Kryeministri i ri synon të arrijë një marrëveshje me BE-në që do të zhbllokonte rreth 20 miliardë dollarë fonde të ngrira. Paratë u mbajtën pezull për shkak të shqetësimeve rreth përkeqësimit të të drejtave të njeriut nën Orban dhe një rënie të sundimit të ligjit.

Gjatë mandatit të Orbanit, Hungaria u largua më shumë nga BE-ja, ndërsa lidhjet me Moskën u thelluan. Ish-kryeministri përdori veton e tij në Këshillin Evropian për të kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe për të bllokuar mbështetjen për Ukrainën.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos