Parada më e vogël e Putinit për Ditën e Fitores

Nga A2 CNN
9 Maj 2026, 14:01 | Bota

Rusia zhvilloi këtë të shtunë paradën më të reduktuar të “Ditës së Fitores” në Sheshin e Kuq në Moskë, mes frikës për sulme nga Ukraina dhe pasigurisë mbi rrjedhën e luftës që ka hyrë në vitin e pestë. Për herë të parë pas shumë vitesh, parada nuk përfshiu tanke apo pajisje të rënda ushtarake, ndërsa në ceremoni morën pjesë vetëm ushtarë dhe marinarë, disa prej tyre veteranë të luftës në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

Parada më e vogël e Putinit për Ditën e Fitores

Presidenti rus Vladimir Putin ndoqi ceremoninë pranë Mauzoleumit të Leninit, ndërsa siguria në Moskë ishte jashtëzakonisht e lartë, me rrugë të bllokuara dhe forca të armatosura të vendosura në qendër të kryeqytetit. Kremlini tha se mungesa e mjeteve ushtarake ishte masa kryesore që e dallonte paradën e këtij viti nga ato të mëparshmet.

Parada më e vogël e Putinit për Ditën e Fitores

Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një armëpushim tre-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili hyri në fuqi të shtunën dhe do të zgjasë deri të hënën. Të dy palët ranë dakord gjithashtu për shkëmbimin e 1000 të burgosurve.

Parada më e vogël e Putinit për Ditën e Fitores

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar qindra mijëra viktima, shkatërrime masive dhe tensionet më të mëdha mes Rusisë dhe Perëndimit që nga periudha e Luftës së Ftohtë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos