Gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, pasi një makinë me shpejtësi të lartë hipi mbi trotuar dhe përplasi kalimtarët e pranishëm në Seul të Koresë së Jugut.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën pranë bashkisë së kryeqytetit, e cila frekuentohet nga një numër i madh njerëzish.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk bëhet me dije nëse ngjarja ka lidhje me terrorizmin. (A2 Televizion)