Malta do të njoftojë zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork sot.
Kështu njoftoi mëngjesin e sotëm zyra e kryeministrit, Robert Abela duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera që kanë ndërmarrë të njëjtin hap. Vendimi vjen pasi Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njohën dje shtetin palestinez, një veprim ky që synon të promovojë një zgjidhje me dy shtete për t'i dhënë fund luftës në Gaza.
Kryeministri maltez Robert Abela njoftoi për herë të parë planet për të njohur një shtet palestinez në maj, por takimi i Kombeve të Bashkuara u shty më pas. Malta ka mbështetur prej kohësh përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete, duke ruajtur njëkohësisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.
Gruaja e ish-liderit palestinez, Yasser Arafat , madje jetoi në ishull për disa vite.
Dje vonë, në një postim në Facebook, Abela përshëndeti dorëzimin e një ngarkese me miell të ofruar nga Malta në Gaza në prag të njohjes së shtetit palestinez. Ai tha se njohja e shtetit palestinez ishte historike dhe se Malta mbetet e përkushtuar për të arritur paqen në rajon. (A2 Televizion)