Masakër në një bar në Karolinën e Jugut, katër të vdekur dhe 20 të plagosur

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 18:29 | Bota

Masakër në një bar në Karolinën e Jugut, katër

Të paktën katër të vdekur dhe 20 të plagosur janë shënuar nga të shtënat me armë zjarri në Karolinën e Jugut.

Tragjedia ndodhi herët në mëngjes në një bar në ishullin idilik të Shën Helenës, kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj një turme, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike në spitalet e zonës sipas autoriteteve lokale.

Incidenti ndodhi në Willie's Bar and Grill, një vend i njohur në zonë që ishte plot me njerëz në atë kohë. Kur oficerët nga Zyra e Sherifit të Qarkut Beaufort mbërritën në vendngjarje, gjetën disa persona të mbuluar me plagë nga të shtënat me armë zjarri.

Masakër në një bar në Karolinën e Jugut, katër

"Viktima dhe dëshmitarë të shumtë vrapuan në bizneset dhe banesat aty pranë për të kërkuar strehim nga të shtënat", tha zyra e sherifit në një deklaratë në platformën ‘X’.

Autoritetet e cilësuan këtë një “incident tragjik dhe të vështirë për të gjithë” dhe kërkuan durim ndërsa hetimi vazhdon. “Mendimet tona janë me të gjitha viktimat dhe familjet e tyre”, shtohej në deklaratë.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar identitetin e viktimave, ndërsa hetimi vazhdon për të identifikuar autorin ose autorët dhe motivet e sulmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos