Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet "Rasta"

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 07:31 | Bota

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet "Rasta"

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de los Tsáchilas, raportojnë mediat lokale.

Sipas informacioneve paraprake, një grup individësh të maskuar dhe të veshur me të zeza hynë në sallën e bilardos dhe filluan të qëllonin personat e pranishëm, skena që u kapën edhe në një video që është bërë virale në rrjetet sociale.

Mes viktimave ndodhet edhe një ish-polic si dhe një person i identifikuar si udhëheqës i një bande kriminale, i njohur me nofkën “Rasta”.

Autoritetet ende nuk kanë kryer arrestime në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të identifikuar autorët dhe motivet që qëndrojnë pas këtij sulmi të përgjakshëm, që ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për përshkallëzimin e dhunës së bandave kriminale në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos