Masakra në Kanada, OpenAI premton ndryshime në politikat e sigurisë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 22:22 | Bota

Masakra në Kanada, OpenAI premton ndryshime në politikat e

OpenAI thotë se do të forcojë masat e sigurisë pasi kompania nuk arriti të njoftojë policinë për llogarinë ChatGPT të të dyshuarit për të shtënat në Tumbler Ridge, pavarësisht se ajo ishte sinjalizuar brenda kompanisë muaj para sulmit, raporton A2CNN. 

Në një letër të hapur drejtuar zyrtarëve kanadezë, kompania tha se i dyshuari ia doli të krijonte një llogari të dytë pasi e para u bllokua, duke i shpëtuar sistemeve të saj të brendshme.

Po ashtu bëhet me dije se që atëherë ka ndryshuar edhe mënyrën se si i raporton llogaritë policisë.

Një llogari e lidhur me të dyshuarin, 18-vjeçarin Jesse Van Rootselaar, u bllokua nga OpenAI në qershor 2025, shtatë muaj para të shtënave.

Tetë persona u vranë në sulmin e 10 shkurtit, i cili ndodhi në një banesë dhe shkollën e mesme lokale në Tumbler Ridge, një qytet i vogël në British Columbia, Kanada. Të shtënat ishin një nga më vdekjeprurëset në historinë kanadeze.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos