Qentë sulmojnë të moshuarën në Korçë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
19 Nëntor 2026, 15:19 | Sociale

74-vjeçarja Florinda Zoga është e sulmuara e radhës nga qentë endacakë në qytetin e Korçës.

E moshuara fatmirësisht shpëtoi me disa plagë në këmbë, ndërsa ndërhyrja e një qytetari me makinë bëri që qentë të largoheshin nga e moshuara, të cilën e kishin rrëzuar përtokë.

Të kontaktuar, jashtë kamerave, zyrtarë të Bashkisë së Korçës pranojnë këtë problematikë, ndërsa shprehen se bashkia ka ndërtuar një strehë për qentë e rrugës ku kryhet sterilizimi i tyre dhe më pas dërgohen për adoptim.

Por, nuk japin asnjë zgjidhje se si mund të largohen nga rruga edhe shume qen të tjerë që janë të pasterilizuar dhe që nuk kanë kursyer as fëmijët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos