
Presidenti Trump ka thënë se nuk është i kënaqur me Iranin pas bisedimeve të fundit mbi programin e tij bërthamor, por tha se ende nuk kishte vendosur nëse do ta sulmonte vendin, raporton A2CNN.
"Nuk jam i kënaqur me faktin që ata nuk janë të gatshëm të na japin atë çka duhet të kemi. Kështu që nuk jam kënaqur", tha Trump në komentet e tij të para mbi negociatat në Gjenevë që u ndërprenë të enjten pa një marrëveshje.
Presidenti amerikan theksoi se nuk donte të përdorte forcën ushtarake kundër Iranit, por tha se ndonjëherë kjo është gjëja që duhet bërë.
Shqetësimi për mundësinë e sulmeve të SHBA-së kundër Iranit bëri që një numër vendesh të lëshonin paralajmërime për qytetarët e tyre në rajon të premten.
Britania e Madhe tërhoqi përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Teheran dhe përditësoi udhëzimet e saj të udhëtimit për të këshilluar kundër "të gjitha udhëtimeve përveç atyre thelbësore" në Izrael.
Vende si Kina, India dhe Kanadaja u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Irani sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të mundësisë së armiqësive. Gjermania këshilloi "urgjentisht" të mos udhëtojnë drejt Izraelit.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Izrael u tha disa stafit (jo-emergjent) dhe familjeve të tyre se mund të largoheshin nga vendi, duke i këshilluar se mund të dëshironin ta bënin këtë "ndërsa janë në dispozicion fluturimet komerciale".
(A2 Televizion)